Microsoft Edge
App

Microsoft Edge mund Google Chrome në iOS dhe Android

Microsoft mund të mos dominojë në tregun e browser-ave, por kompania sigurisht e di se si t’i kënaqë përdoruesit. Më herët sot, Microsoft Edge  tejkaloi Google Chrome në drejtim të vlerësimeve ( rating ) të Store-ve përkatës në të dyja sistemet e operimit për celularë – Android dhe iOS. Lajmi u shpërnda nga Vishnu Nath, Udhëheqësi i Menaxhimit të Programit, Microsoft MobilityTwitter.

Microsoft Edge

Ky është sigurisht një lajm i mirë për fansat e Microsoft dhe Edge. Në fakt, Microsoft Edge tani është e barabartë me vlerësimet e Mozilla Firefox-it, që është gjithashtu vlerësohet më lart se Chrome. Në iOS, Microsoft Edge mposht Mozilla Firefox me një diferencë të ngushtë. Jo vetëm kjo, Edge gjithashtu renditet i 8 në Utilities në iTunes Store.

Që nga sot, Edge mbart një vlerësim mesatar prej 4.4 në Google Play Store dhe është vlerësuar me 4.2 në iTunes Store. Microsoft po punon shumë për të përmirësuar browserin e tij dhe përpjekjet e tyre duket se po kanë sukses. Nëse posedoni pajisjen Android ose iOS atëherë sigurohuni që të shkarkoni Microsoft Edge në Play Store dhe iTunes Store respektivisht.

Ju ftojmë të komentoni më poshtë nëse ju keni një eksperiencë me Edge. A mendoni dhe ju se strategjia qe po ndjek Microsoft është e duhura dh do të jetë e suksesshme. 😀

 

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.