Edge Chromium
App

Microsoft dhe Google sjellin Edge Chromium

E kishim pritur gjate, Edge Chromium eshte browseri me spektakolar i te gjitha koherave.

Fundjavën e kaluar, një “early build” i versionit të ri të Microsoft Edge i ndërtuar Chromium doli në internet, duke na dhënë një vështrim të parë në atë që Microsoft po punon. Ashtu sic u njoftua vitin e kaluar Microsoft po rindërton Edge-in nga fillimi duke përdorur projektin “open source” të Chromium-it per te sjelle Edge Chromium, por shumë pyetje kishin mbetur pa përgjigje. Tani që jane lancuar disa versione, ne kemi një ide më të mirë të asaj që Microsoft po bën dhe early build-et që kemi parë duken shumë premtues.

Edge Chromium

 

I koduar me emrin “Anaheim”, ky version i ri i Edge Chromium është një rindërtim i plotë i shfletuesit të internetit. Nuk bazohet më në thelbin e Çakrës dhe nuk përdor me versionin e Microsoft-it EdgeHTML per te renderuar faqet ne. Kjo do të thotë që Edge tani hap web-faqet si YouTube dhe Tweeter me shpejt. Nuk ka me asnjë vonesë ose probleme të performancës. Microsoft gjithashtu ka arritur të bëjë te mundur perdorimin e më pak RAM se Chrome dhe versioni i vjetër i Edge.

Një ndërtim i hershëm me potencial real.

Ndërtimi i hershëm nuk ka të gjitha tiparet që Microsoft ka menduar te sjelle me Edge Chromium. UI i saj është i pastër, megjithëse mungojnë efektet e Fluent Design. Shpresojmë të shtohen me kalimin e kohës. Microsoft është zotuar të sjellë këto karakteristika në Anaheim dhe shume te tjera, por ka thënë se vlerëson mendimin se çfarë përdoruesit Edge Chromium e duan më shumë nga versioni aktual i Edge. Unë pres që të shoh gjëra të tilla si lexuesi i PDF dhe inking në Anaheim së shpejti.

Edge Chromium i ri gjithashtu vjen me një ndërfaqe të settings të ridizajnuara. Ato nuk janë më ne ane të shfletuesit. Versioni i ri do t’ju çojë në një dritare të dedikuar, ku mund të përdorni opsionet e ndryshme të konfigurimit të browser-it.

https://youtu.be/O4cb6d-GVjQ

Një fillim shumë premtues.

Edge i ri është fantastik. Microsoft mund të shpenzojë më shumë kohë për të ndërtuar karakteristika të nivelit të nderfaqes. Kjo per faktin se thelbi i shfletuesit është Chromium dhe Blink. Gjithashtu edhe motori i shfeltuesit  është marrë ngakomunitetin open-source i Chrome.

Besoj se te gjithe ju lind nje pyetje tani:

Ky version i Edge Chromium është tashmë shfletuesi më i mirë që Microsoft ka bërë ndonjëherë. Por a është më mirë se Chrome?

Është shumë herët për të treguar, për të parë performancën, e cila duhet të jetë shumë e ngjashme me Chrome.

Unë mendoj se për shumë Edge tani do të jetë mjaft i mirë. Është i bazuar në thelb nga Google Chrome, por i ndërtuar nga Microsoft. Nëse jeni një përdorues i Windows i cili nuk është në ekosistemin e Google, nuk ka arsye pse te mos e perdorni version të ri të Edge. Për përdoruesit ekzistues e Edge, ky shfletues i ri është një përmirësim i madh nga ai aktuali.

 

Me shume screenshoot te Edge Chromium do te gjeni ne galerine e meposhtme:

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.