gjuhe te huaj-memrise-meso-anglisht-italisht-frengjisht (1)
App

Mësoni gjuhe te huaj duke përdorur Memrise. 🇮🇹🇩🇪🇺🇸

Keni dëshirë të mësoni një gjuhe te huaj? Nuk keni shumë kohë? Provoni Memrise dhe do mbeteni të mahnitur nga thjeshtësia e përdorimit. Memrise është zgjedhur nga Google si nje nder aplikacionet me te mira. Me më shumë se 10.000.000 shkarkime vetem në Google Play Store dhe me votën e klienteve mbi 4.5. Aplikacioni për celular dhe tablet (Android / iOS – Apple) është versioni mobil i adresës së internetit memrise.com.

Fuqia e Memrise: kujdesja për çdo detaj për mësimet. Leksionet kanë ndihmuar miliona njerëz për të mësuar dhe për të përmirësuar njohuritë e tyre të gjuhëve të huaja. Memrise është e specializuar në kombinimin e teknikave të kujtesës me përmbajtjes argëtuese në mënyrë që të bëjë të mësuarit sa më rekreative. Memrise ka më shumë se 150 kurse gjuhe në 25 gjuhë. Aplikacioni ka mbi 20 milionë përdorues të regjistruar, të gjitha kurset janë krejtësisht të lira për të mësuar, dhe nuk ka reklama. Ka veçori shtesë dhe modele të mësimit që mund të zhbllokohen me një abonim Memrise Pro.

Në varësi të gjuhës së zgjedhur Ka mënyra të ndryshme të të mësuarit. Disa prej tyre janë:

  • Përkufizimi: do të keni një fjalë dhe sipas disa definicioneve, do të duhet të kuptoni se cili prej frazave, në gjuhën tuaj të zgjedhur është ai që i referohet fjalës suaj.
  • Dëgjimi: shihni përkufizimin e një fjale dhe do të keni 3 audio për të dëgjuar. Pasi keni dëgjuar të gjithë do të duhet të zgjidhni se cili prej dosjeve ka lidhje me fjalën tuaj.
  • Shkrimi: lexoni përkufizimin dhe shkruani fjalën përkatëse.
  • Dëgjimi 2: nëpërmjet një tingulli që tregon një fjalë, duhet të tregoni se kush është përkufizimi përkatës nga disa alternativa.
  • Përbërja: duke marrë disa fjalë duhet të përfundoni një fjali të plotë. Nuk ju ngel tjetër veçse të filloni të përmisoheni në një gjuhe te huaj.

Shkarko edhe ti Memrise dhe meso nje gjuhe te huaj!

‎Learn Languages with Memrise
‎Learn Languages with Memrise
Developer: Memrise
Price: Free+

©ose.al

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.