Java 21-28 Maj aplikacione-lojra-games-android-apple-ios-per-te-luajtur-lojrat-me-te-reja
App

Java 21-28 Maj, ja cilat jane lojrat falas me te bukura Andorid dhe iOS

Me poshte ose.al ka perzgjedhur nje liste me lojrat me te bukura: Java 21-28 Maj. Ne kete koleksion kemi 9 lojra te reja! Ne krah te emirt te ketyre lojrave po vendosim nje pershkrim te thjeshte. Mund ti shkarkoni dhe provoni, maksimumi ne qofte se nuk ju pelqejne do ti fshini. Jane falas!

Java 21-28 Maj :

1. Zombie Gunship Survival

Eksploro potencen e nje aeroplani ushtarak AC-130 me objektivin per te shkaterruar sa me shume Zombie. Nje apokalips gjigand sapo ka shperthyer, dhe ti do te duhet te shpetosh njerezimin nga ajri, dhe te ndertosh nje strehe per tu kujdesur per te shendetshmit.  Shkarkimi falas: Android | iOS

2. Cookie Jam Blast

Merr anijen tende fluturuese dhe fillo aventura te reja. Shkaterro ishujt e gatimit duke krijuar dhe receta te reja. Fito cmime dhe koleksiono receta te ndryshme. Shkarkimi falas: Android | iOS

3. Pokémon Magikarp Jump

Nje loje mbi pokemonin me te dobet. Magikarpi. Do ju duhet te krijoni dhe zhvilloni Magikarpin me fantastik ne historine e pokemoneve.  Shkarkimi falas: Android | iOS

4. Skullgirls

Loje 2D ndeshjeje RPG, ne te cilen ju jeni ne kerkim te misteriozeve skullgirls. Nderkohe do te koleksiononi personazhe te ndryshme dhe objekte unike. Loja ka qindra funksione te gjitha te krijuara ne 2D. Vjen me nje varietet mahnites levizjesh dhe kombosh. Shkarkimi falas: Android | iOS

5. Iron Blade – Medieval Legends

Profecite antike ishin te verteta! Lordi Demon Baal do te kthehet ne kete bote me nje objektiv te vetem. Shkaterrim. Shenjat e rikthimit ndodhen kudo, ne erresire, ne kulte dhe ne ushtri. Templareve i duhet nje hero. Bashkohu me mijra lojtare te tjere per te shpetuar njerezimin. Shkarkimi falas: Android | iOS.

6. Fastlane: Road to Revenge

Kerko vendit tend si leader, dhe shkaterro lojtaret e tjere apo boset e ndryshem te grupeve kriminale. Ne dispozicion 20 makina egzotike, me 10 fuqi unike ushtarake dhe transformuese.  Shkarkimi falas: AndroidiOS.

7. Prison Architect: Mobile

Mund ti ikesh realitetit, por nuk mund te arratisesh dot nga nje burg i ndertuar nga ti vete! Arkitekti i burgjeve, duhet te ndertoje dhe menaxhoje nje burg te sigurise se larte. Ti je arkitekti, ndertuesi, roja dhe menaxhuesi administrativ. Ketu loja behet interesante. Shkarkimi falas: Android | iOS.

8. Pro Evolution Soccer 2017

Mjafton titulli, nuk duhet pershkrim per PES. Sezoni 2017 – 2018 fillon tani. Shkarkimi falas: Android

9. Karma. Incarnation 1.

Nje aventure shume origjinale. Nje histori dashurie midis dy shpirtrave te bukur. Gjenial, humoristik dhe fantastik. Heroi yne eshte marre peng nga shpirtrat e keqinj. E vetmja menyre per ta bashkuar me te dashuren e tij eshte qe ta rikthejme ne jete ne formen e nje dragoi dhe te mposhtim Djallin. Por dicka shkoi keq, shpirti i tij rilindi si nje krimb i quajtur Pip…. Shkarkimi falas: Android.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.