Me poshte ose.al ka perzgjedhur nje liste me lojrat me te bukura te javes 16-24 prill. Ne krah te emirt te ketyre lojrave po vendosim nje pershkrim te thjeshte. Mund ti shkarkoni dhe provoni, maksimumi ne qofte se nuk ju pelqejne do ti fshini. Jane falas!
Java 16-23 Prill :
- Office Space Idle Profits: Ju luani rolin e nje punetori te kompanise Initech dhe problemet do te fillojne shume shpejt. Do ju duhet nje plan per te avancuar ne hierarkine e kompanise. Per kete do t’ju duhet te krijoni nje skuader me Peter, Samir, dhe Michael me qellimin te instaloni nje virus ne sistemin informatik te kompanise. Me ane te ketij virusi do te mundoheni te zhvendosni parate e duhura nga llogarite e saj, ne llogarine tuaj bankare. Shkarkimi falas: Android | iOS
- Digby Jump: Koleksiononi objekte te ndryshme qe kane te bejne me Digby dhe me miqte e tij. Me pas shikoni se sa larte mund te ngjiteni ne kete loje mjaft te kenaqshme. Loja perban kontrolle intuitive, nje numer personazhesh shume te madh dhe rregjistron piket maksimale. Shkarkimi falas: iOS
- Build a Bridge!: Testoni kapacitetet tuaja inxhenierike dhe improvizuese ne kete loje “puzzle”. Ju do te ndertoni ura per makina, kamione, autobus, dhe mjete te tjera. Loja kerkon inteligjence te larte sa me shume avancohet ne fazat e saj. Shkarkimi falas: iOS
- Nonstop Chuck Norris: Zhvillo personazhin tend, Chuck Norris, dhe rrih pa fund nje numer te larte personazhesh te keqinj dhe kriminel. Misioni eshte te shpetoni te gjitha universet qe egzistojne! Shkarkimi falas: Android | iOS
- Happy Racing – Top Wheels Game: Kjo loje eshte shume pak e bazuar ne ligjet e fizikes! Shume personazhe borderline dhe te paparashikueshem mundohen te arrijne vijen e finishit. Zgjidh personazhin tend dhe fillo te kerkosh fitoren! Loja eshte nje cmenduri e vertete! Por shume e lezetshme. Shkarkimi falas: iOS
- CATS Crash Arena Turbo Stars: Ndertoni nje makine lufte me pjese te koleksionuara dhe leshoni fuqine e saj kunder personazheve te tjere ne nje lufte “Player vs. Player”! Fitoni pjese te reja dhe perdorini per te zhvilluar makinen tuaj robotike. Gjate rruges do te zbuloni arme te cmendura dhe te rrezikshme, gjithashtu pjese te bukura per robotin. Do t’ju duhet te fitoni shume rounde per te arritur qellimin. Shkarkimi falas: Android | iOS
- Tiny Gladiators: Loja kombinon elemente aksioni dhe ndeshje tek per tek. Ju do te aventuroheni ne kater rajone te ndryshme. Secili rajon eshet i mbushur me armiq te fuqishem qe do t’ju duhet te luftoni. Gjate udhetimit tuaj te hakmarrjes, nuk do t’ju duhet vetem te mundni armiqte e vegjel, por edhe boset e tyre mjaft te rrezikshem. Shkarkimi falas: Android | iOS
- Blue Edge: Ne kete loje, ju do te drejtoni topin sa me large te jete e mundur. Por, duhet te keni kujdes nga pengesat e shumta, shperthimet dhe surprizat e tjera qe loja rezervon. Loja ka grafike te detajuar, eshte e bazuar ne rregullat e fizikes, dhe ju lejon te sfidoni miqte apo te vendosni rekorde pikesh. Shkarkimi falas: iOS
- Get Me Outta Here: Ju jeni nje bujk i moshes se mesme i cili zgjohet dhe zbulon se eshte rrembyer nga alienet. Duke veshur vetem nje perparese spitali dhe nje pale te shkurtrash, do te perdorni nje arme aliene per te avancuar. Duhet te mbijetoni sa me shume te jete e mundur per te pritur ndihmen qe po vjen t’ju shpetoje! Shkarkimi falas: iOS
- Father and Son: Aventura fillon nga Muzeo Arkeologjik Kombetar i Napolit, nje institucion kulture qe permban disa nga objektet me antike te historise. Fillon si historia e nje djali qe kurre nuk ka njohur te atin, dhe vazhdon si nje aventure pa kohe dhe limit. Zbulo sekretet e Napolit, jeto oret e fundit te Pompeii perpara se Vezuvi te shperthente. Eshte sigurisht nje loje shume inteligjente. Shkarkimi falas: iOS
- Real Boxing Manny Pacquiao: Do t’ju duhet te beheni nje boksier legjendar dhe te avanconi ne boten e boksit. Kompeticione te Manny Pacquiao do t’ju sellin sfida mjafte te veshtira. Loja eshte shume reale dhe e bukur. Shkarkimi falas: Android | iOS