Java 21-28 Maj aplikacione-lojra-games-android-apple-ios-per-te-luajtur-lojrat-me-te-reja
App

Java 1-7 Maj, ja cilat jane lojrat falas me te bukura Andorid dhe iOS

Me poshte ose.al ka perzgjedhur nje liste me lojrat me te bukura: Java 1-7 Maj. Ne kete koleksion kemi 10 lojra te reja! Ne krah te emirt te ketyre lojrave po vendosim nje pershkrim te thjeshte. Mund ti shkarkoni dhe provoni, maksimumi ne qofte se nuk ju pelqejne do ti fshini. Jane falas!

Java 1-7 Maj :

1. Lightseekers

Bashkohu me Lightseekers per te shpetuar Tantos nga pushtimi barbar, dhe kthehu ne nje legjende! Ekploro nje bote te bukur, tako personazhe te cuditshem, ndeshu me bisha te rrezikshme, dhe zbulo te shkuaren misterioze te kesaj bote. Shkarkimi falas: Android | iOS

2. Gladiator Heroes

Nderto, menaxho, dhe mbro territorin tend nderkohe qe pushton boten per te vendosur emrin tend ne histori. Nderto akademi gladiatoresh, fabrike armesh, ndertesa qeveritare dhe arena te ndryshme. Zbulo harten me xhungla, shkretetira, male dhe vullkane madheshtore. Ajo cka ben gjate jetes, mbetet ne perjetesi! Shkarkimi falas: Android | iOS

3. Battle Bay

Nje loje ne kohe reale – multiplayer betejash ne arena te ndryshme. Zgjidh anijen tende, armatose ne menyre te rrezikshme dhe sulmo me floten e shokeve te tu te skuadres. Objektivi yt eshte te mundesh ekipin kundershtar ne nje beteje 5 kunder 5 gjate nje beteje detare plot me strategji dhe arme zjarri. Behu nje legjende e detit. Shkarkimi falas: Android | iOS

4. Blitz Brigade Rival Tactics

Lufta nis me mundimin tend per te krijuar, njeri pas tjetrit, nje ekim prej 8 personazhesh te perzgjedhur nga bashkesi prej qindra herojsh, mjetesh dhe armesh. Strategjia eshte arma kryesore. Do arrish te mbyllesh lojen dhe te zbulosh misterin? Shkarkimi falas: Android | iOS

5. Neogen Beatz

Nje loje arcade me drita neoni, fluide dhe e shpejte. Zgjidh kengen e preferuar nga dispozitivi yt (celulari apo tablet) dhe shiko se si kenga pulson ne dritat e neoneve. Zgjidh figurat e duhura me qelizat ne fund te ekranit, testo reaktivitetin tend dhe mund rekordet e pikeve te miqve. Shkarkimi falas: Android | iOS.

6. Viking Dash

Do ju duhet te arrini dhe mundni armikun tuaj me levizje te shpejta, precise, dhe strategjike. Perdor ekspolivin dhe litaret per te kaluar te 40 nivelet dhe per te zhbllokuar te gjithe personazhet. Platforma e betejes eshte shume interesante. Shkarkimi falas: iOS.

7. Wilful Kitty

Nje loje e stilit “puzzle” mjaft interesante. Objektivi eshte te arrish piket me te larte dhe te vendosesh rekordin e pathyeshem. Duhet te kombinosh ingrediente dhe materiale per te ushqyer macen Wilful. Do te te duhet ta trajtosh mjaft mire macen per te arritur objektivin. Shkarkimi falas: Android | iOS.

8. Not Not – A Brain-Buster

Loje e stilit “puzzle”. Vertet interesante dhe inteligjente. Do te te duhet te vrasesh mendjen shume per te avancuar, me logjike dhe orientim. Ndiq instruksionet e shkruara per te udhehequr personazhin tend ne drejtimin e duhur. Nderkohe qe arrin nivele gjithmone e me te larta, situata gjithmone e me te komplikuara do te te kerkojne aplikim gjithnje e me te larte te logjikes. Shkarkimi falas: Android | iOS.

9. Baikoh

Shkruaj fjale duke klikuar titra qe bien nga maja e ekranit tuaj ne menyre teresisht random. Cdo titull ka nje shkronje, keshtu qe do te te duhet te klikosh shkronjat e duhura. Shkarkimi falas: iOS.

10. Suck It Up

Ke kontrollin e nje objekti thithes te pa identifikuar, dhe misioni yt eshte te koleksionosh kafshe dhe bime te ndryshme per kerkimet e tua shkencore. Shmang armiqte dhe kurthet, dhe zbulo kafshe dhe bime te rralla. Gjithashtu zbulo shume surpriza te ndryshme. Cdo kafshe e lezetshme te jep disa karakteristika qe do te komplikojne ose thjeshtezojne lojen. Shkarkimi falas: iOS.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.