nga android ne iphone
App Guida Lajmet e fundit

#GUIDA: si te kalojme te dhenat nga Android ne iPhone

Keni ndryshuar së fundi telefonin tuaj Andorid duke blerë një iPhone të ri ? Pra duke ndryshuar totalisht sistemin operativ. Problemi që krijohet gjithnjë është nëse do të jeni në gjendje të migroni të gjitha të dhënat nga terminali juaj i vjetër Android tek iPhone i ri.

Nuk duhet të shqetësoheni sepse në ketë artikull kemi disa zgjidhje që mund të bëjnë për ju. Në guidën e sotme, në fakt, do t’ju tregojmë se si ti kaloni të dhënat nga Android në iPhone. Më pas do të sqarojmë se si të përdoren mjetet zyrtare të ofruara nga Apple dhe disa aplikacione dhe shërbime të treta dhe, nëse është e nevojshme, gjithashtu si të transferohen të dhënat nga një telefon në tjetrin nëpërmjet përdorimit të një kompjuteri.

Qëndroni të qetë dhe kushtojini disa minuta kohë të lirë artikullit për të lexuar me kujdes të gjitha sugjerimet që kemi përgatitur për ju.

nga android ne iphone

Kaloni të gjitha të dhënat nga Android në iPhone

Nëse keni nevojë për të lëvizur të gjitha të dhënat nga Android në iPhone me një instrument të vetëm  duhet të përdorni një app transferimi në iOS që quhet “Move to iOS”, i zhvilluar nga Apple. Ky është një app gratis që duhet të jetë i instaluar në smarfonin tuaj Android dhe përdoret gjatë fazës “inicializimit” të iPhone për të transferuar kontakte, mesazhe, fotografi dhe video-kamera, “bookmarks Web”, llogaritë e-mail, kalendarë, madje edhe Apps që janë në dispozicion në të dy platformat.

Para se të përdorni Move to iOS, duhet të verifikoni që të dy pajisjet të kenë baterinë ngarkuar dhe kanë një lidhje aktive Wi-Fi. Nuk është e rëndësishme që telefonat të jenë të lidhur në internet, sepse rrjeti aktiv Wi-Fi do të shërbejë vetëm për të lejuar iPhone të krijojë një pikë hyrje ne të cilën do të lidhni smartfonin tuaj Android.

Gjithashtu, sigurohuni që të keni hapësirë memorie ​​të mjaftueshme në iPhone-in e ri për të transferuar të gjitha përmbajtjet e pajisjes së vjetër Android. Kujdes sepse sa më shumë të dhëna që do ju duhet të transferoni, aq më shumë memorie ne iPHone do t’ju duhet për transferimin e saktë të tyre.

Siç është përmendur edhe në paragrafët e mësipërm, përdorimi i Move to iOS është i kufizuar vetëm gjatë fazës së “inicializimit” të iPhone. Pra nëse sapo e keni blerë atë,  do të nisni fazën fillestare të konfigurimit, përmes së cilës mund ta përdorni këtë aplikacion të iOS.

Nëse  iPhone ka përmbajtje të ruajtura në kujtesën e tij për të përdorur këtë funksion do t’ju duhet ta ripristinoni iPhone duke shkuar tek Settings > General > Reset > Erase all content and Settings. Kujdes, sepse me këtë operacion mund të humbni të dhënat e ruajtura ne iPHone. Ndaj do t’ju duhet të kryeni një backup manual për të transferuar të dhënat nga iPhone në një pajisje tjetër (si një kompjuter), sepse nuk të rivendosni një kopje rezervë nga iCloud ose iTunes: këto lloje backup, nëse ripristinoni iPhone, do të sillnin humbje të të dhënave të migruara me “Move to iOS”. Pranda, duhet së pari të siguroni transferimin e tyre manual në një PC dhe ti rivendosni ato përsëri manualisht në iPhone. Vetëm atëherë mund të krijoni një backup duke përdorur iCloud ose iTunes, pa rrezikuar humbjen e të dhënave.

Thënë kjo, është koha për të nisur veprimin: Para së gjithash, pas “inicializimit” të iPhone, do të nisi faza fillestare e setup-it. Do t’ju kërkohet të vendosni disa parametra fillestare, të tilla si gjuha, vendi dhe lidhja me një rrjet Wi-Fi.

Në një moment gjatë procedurës, do t’ju vijnë në ekran një skermatë e quajtur Apps & Data. Në këtë seksion do t’ju kërkohet migrimi i të dhënave nga një backup. Nëse iPhone “inicializohet” si një celular i ri, ose do të doni emigrimin e të dhënave nga një pajisje Android (Move data from Android). Opsioni që ju duhet të zgjidhni është ky i fundit, seleksionojeni dhe klikoni “Continue”, më pas prisni disa sekonda në mënyrë që iPhone të krijojë një rrjet Wi-Fi dhe të gjenerojë një kod numerik të cilin duhet ta mbani shënim për të siguruar lidhjen me smartfonin Android.

Pas kësaj, është koha për të marrë në dorë smartfonin Android dhe për të konfiguruar transferimin e të dhënave. Në fillim shkarko aplikacionin Move to iOS nga Play Store i Andorid. Më pas kliko Install > Continue > Accept > Open për të filluar përdorimin e app-it.

Pasi të nisni punën e aplikacionit, në telefonin iPhone klikoni Accept > Continue dhe më pas fusni kodin numerik që ishte krijuar më parë në iPhone për të lidhur dy pajisjet.

Pasi lidhja juaj të jetë e qëndrueshme, do të duhet të zgjidhni përmbajtjen e transferimit: zgjidhni elementët që duhet të trasferoni midis atyre në ekran dhe klikoni Continue, në mënyrë që të nisni transferimin. Në vazhdim, shtypni butonin Continue dhe tek iPhone dhe ndiqni procedurën e konfigurimit të fillimit të tij deri në fund.

Gjatë kësaj procedure do t’ju kërkohet edhe të shkruani fjalëkalimin e llogarisë Google, në mënyrë që të importoni edhe të dhëna të tjera, si për shembull Aplikacionet që ju duhen dhe që janë falas në App Store.

copyright >< ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.