es file manager foto app
App

ES File Manager – Fundi i nje epoke

ES File Manager ka qenë prej kohësh një nga aplikacionet më të njohur të skedarëve të Play Store, përveç se kohët e fundit ka fituar një reputacion të keq për shkak të një bloatware që e shoqëroi atë. Tani duket se fundi ka ardhur për këtë aplikacion, pasi është hequr nga Dyqani i Play Store në lidhje me skandalin që kohët e fundit ka përfshirë DO Global.

 

Megjithëse zhvilluesi i aplikacionit doli të jetë ES Global, aplikacioni i përkiste Du Global, një ndarje e DO Global, aplikacionet e të cilave u hoqën tërësisht nga dyqani Google gjatë ditëve të fundit.

Me sa duket, gjithashtu, ES File Manager bëri klikime automatike mbi reklamat në vend të përdoruesve, duke gjeneruar të ardhura për zhvilluesin dhe duke mashtruar Google dhe reklamuesit.

Nëse jeni duke kërkuar për një alternativë të besueshme, gjithmonë mund të ktheheni te Files nga Google, e cila debutoj si Files Go dhe ka ndryshuar emrin e saj disa muaj më parë, me një ndërfaqe të thjeshtë dhe të pastër. Mund të gjeni aplikacioni e ri duke klikuar tek artikulli i mëposhtëm.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.