Aptoide aplikacione apps falas free shkarikim falas
App

Aptoide: si ka lindur, si funksionon dhe a eshte i sigurte ?

Mbi Aptoide, pyetja eshte:

..kemi te bejme me nje kontenitor ilegal dhe piratesk aplikacionesh, apo me nje treg legjitim kompanishe te treta ne krahasim me Google Play?

Kjo eshte nje pyetje mese legjitime sepse pavaresisht se Aptoide tashme eshte nje “dyqan” aplikacionesh i konsoliduar. Shpesh akuzohet se nuk krijon shume kontrolle kunder aplikacioneve te “infektuara”. Gjithashtu ka nje politike jo shume te theksuar kunder piraterise dhe te drejtes se privatesise.

Si resultat i nje sinjalizimi nga nje perdorues i yni, zhvilluam disa kontrolle, kerkime dhe prova fizike ne platforment Aptoide. Jeni gati te zbuloni rezultatet?

Nje histori e shkurter e Aptoide:

Aptoide lind ne vitin 2009, vetem nje vit pasi u krijua HTC Dream dhe per rrjedhoje hedhjes ne treg te versionit te parte te Android. Ideja e krijimit te kesaj platforme jo zyrtare ishte e z. Paulo Trezentos. Ne vitin 2010 ai arriti te perkthente platformen e tij ne shume gjuhe fale ndihmes se Bazaar Anroid. Kjo e fundit nje platforme qe lejonte perdoruesit e saj te krijonin dyqane te vogla aplikacionesh te perkthyera. Ne vitin 2012 Aptoide dhe Bazaar Android bashkohen ne nje app store te vetem me zyra ne Lisbone.

Aptoide aplikacione apps falas free shkarikim falas nje
Paul Trezenos

Qe nga ajo kohe fati duket se i ka buzeqeshur z. Trezentos dhe skuadres se tij. Aptoide zgjerohet me force jo vetem ne tregun europian por edhe ne tregun amerikan dhe aziatik. Alvaro Pinto, ko-krijuesi i Aptoide, se fundmi ka thene qe te pakten 100 milion perdorues amerikan dhe aziatik kane shkarkuar te pakten nje aplikacion nga Aptoide. Perdoruesit me aktiv shkarkojne dhe pese apo gjashte app ne muaj.

Ne total Aptoide eshte rritur me nje shifer te pabesueshme: 100% c’do vit. Pak kohe me pare ka terhequr nje investim prej 1 milion dollaresh. Ne vitin 2016 investimet jane katerfishuar fale grupit “Serie A”, ku bejne pjese shume kompani e.ventures kineze dhe portugeze. Aptoide ka hapur ne Azi nje zyrat e saj ne qytetin Shenzhen, ne kufijte e Hong-Kong. Gjithashtu ka hapur zyrat e saj ne Singapor, kur vitet e fundit ka patur nje rritje prej 200% ne vit.

Ne vitin 2014 Trezentos denonconte Google ne Komisionin Europian per “abuzim me pushtetin”. Kjo sepse kompania e Mountain View kishte perjashtuar Aptoide nga Play Store. Ne kete menyre, sipas Trezentos, Google kishte “demtuar perdoruesit, te cilet do te kene ne dispozicion shume me pak alternativa, dhe shume me pak te lira ne cmim“.

Si funksionon Aptoide:

Edhe pse ne pamje te pare Aptoide mund te duket njesoj si te gjithe dyqanet alternative, duhet bere kujdes. Nuk duhet nenvleresuar origjinaliteti i Aptoide dhe i krijuesit te tij. Ky i fundit arritur te ruaj idene fillestare te Bazaar Android duke e zhvilluar ne nje realitet me te adaptuar dhe polifunksional.

Origjinaliteti i Aptoide qendron ne mundesine e cdo perdoruesi per te krijuar dyqanin e tij me aplikacione te personalizuara. Ne brendesi te ketij dyqani mund te krijoje file APK me apps e lojra te ndryshme. Mund edhe ti shprendaje ne rrjetet sociale apo dhe ti shese. Per kete arsye nuk eshte e rralle te gjesh burime te ndryshme nga te cilat te shkarkosh te njejtat aplikacione. Nje strukture kaq origjinale ka jo vetem pozitivitetet e saj, por edhe negativitete te ndryshme. Nga njera ane Aptoide me kete strukture vendoset mbi konkurencen. Alvaro Pinto e pershkruan strukturen e Aptoide si nje version i aplikacioneve te YouTube. Ne vend te kanaleve gjejme dyqanet e ndryshme, dhe ne vend te videove gjejme aplikacionet. Cdo perdorues mund te shkarkoje dyqanin e preferuar dhe merr njoftime mbi aplikacionet e reja. Negativiteti me i madh qendron pikerisht ne kete sistem te shperndarjes se aplikacioneve. Pra qendron pikerisht ne mundesine e ofruar per te gjithe dhe pak te kontrolluara nga krijuesit, per te karikuar cdo lloj file APK. Perfshire ketu dhe file te infektuar apo aplikacione me pagese. Disa programues perdorin kontrollet e Google, qe ka vendosur edhe nje skermate me informacione per perdoruesit qe shkarkojne app jo zyrtare.

Ka mundesi qe objektivi i Aptoide eshte te qendroje lirshem ne lidhje me piraterine, per te detyruar programuesit dhe zhvilluesit zyrtare qe ti zevendesohen perdoruesve te thjeshte. Ne kete menyre do te rritej reputacioni dhe besueshmeria (trustability). Por kjo strategji deri tani nuk ka qene shume efikase. Nder funksionalitete te tjera, Aptoide ve ne dispozicion disa instrumente interesante. Per shembull per sa i perket planifikimit te azhornimeve, backup-it te aplikacioneve dhe nje memorie “cloud” per ata qe kane pak memorie disk.

 

Aptoide aplikacione apps falas free shkarikim falas dy
Aptoide.

Sa eshte e sigurte te shkarkosh nga Aptoide?

Pavaresisht se Aptoide ve ne dispozicion nje skaner malware te integruar, nuk eliminohen dyshimet mbi sigurine. Ky skaner perbehet nga tre antivirus vazhdimisht aktiv, dhe duhet te kontrolloje besueshmerine e file APK me aplikacionet. Besueshmeria vleresohet me disa ngjyra ne baze te kontrollit. Per shembull ngjyra jeshile tregon besueshmeri, ngjyra e verdhe tregon dyshime dhe ngjyra e kuqe tregon pasiguri. Por ka shume aplikacione qe injorohen nga ky skaner, dhe per rrjedhoje perdoruesit i mbeten disa dyshime. Per tu theksuar qe kohet e fundit ka pasur shume permiresime mbi kontrollin. Gjithashtu eshte per tu thene qe ndodh ndonjhere qe dhe vete Google Play ka ofruar aplikacione qe me pas jane zbuluar te jene malware dhe virus. Por perdoruesi ne pergjithesi eshte shume me difident me Aptoide vetem sepse ka mbajtur gjate viteve nje qendrim jo denues mbi piraterine.

Pra mund te themi se ne pergjithesi Aptoide eshte nje nga plateformat jo zyrtare me te mira ne treg. Pergjithesisht e sigurte, edhe pse eshte per tu theksuar se rreziqet mbi shkarkimin e viruseve mbeten vetem tek perdoruesit. Fakti qe ka besueshmeri te ulet ne krahasim me dyqanin zyrtar “Google Play Store” nuk eshte per tu habitur. Google ka fuqi te pamatur ne treg. Ka linja informacioni dhe me siguri i ka te gjitha mundesite e manipulimit te informacionit kunder konkurences. Ky fakt detyron krijuesit e Aptoide te jene gjithmone prezent ne forume te ndryshme dhe ne internet per te mbrojtur krijesen e tyre. Nga njera ane ky aktivizem eshte pozitiv sepse lejon mjaft shpjegime per perdoruesit me dyshime. Por nga ana tjeter mund te konsiderohet edhe si perpjekje per te fshehur dhe ane te erreta te Aptoide.

Konkluzioni i kerkimeve dhe provave tona eshte i qarte. Aptoide mund te perdoret pa frike ne lidhje me aplikacionet me te shkarkuara nga perdoruesit e tjere. Gjithsesi duhet bere kujdes per cdo aplikacion te ri te hedhur ne treg, me pare duhet nje feedback pozitiv ne forumet online. Ndersa per Aptoide do kishim vetem nje keshile: pak me shume trasparence. Karakteristike kjo qe i mungon edhe konkurences: Gooble Play Store.

 

©ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

5 thoughts on “Aptoide: si ka lindur, si funksionon dhe a eshte i sigurte ?

    1. Permbledhje e mire
      Une per vete marr ato programe qe jane “Trusted” dhe prap nuk ke siguri 100% .
      Aptoide eshte me i suksesshmi nga keto storet pirate, sepse lejon cdo njeri te upload-oje app ne platformen e tij, ndryshe nga Blackmart ( ka qene me i famshem para ketij) i cili mund te upload-osh por kontrollohet nga dikush para se te hidhet ne server, gje qe limiton gamen e apps.
      Aptoide eshte i mire dhe per ata qe kane cel kinez si ty qqe nuk kane gapps-at e instaluar.

  1. Bën update programeve që ke edhe pse tek playstore store thotë që ska nevojë për update.
    Përveç faktin që ato që janë me pagesë këtu i merr free, por kërkon në të gjitha vendet e mundshme për të gjetur atë program që ti do.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.