APP me te mira Android qe i kane zili perdoruesit e iPhone.

0
700
views
app

Dihet qe shume aplikacione jane te njejta si per Android ashtu edhe per iOS. Por ka disa aplikacione qe jane ekskluzivitet i vetem nje platforme. Ja cilat jane Aplikacionet me te mira Android te cilat nuk egzistojne per sistemin iOS te iPhone:

1.Android Auto

Ndryshe nga CarPlay i Apple, platforma Android Auto është aktualisht në dispozicion si një aplikacion i pavarur në Play Store. Jo, nuk ka domosdoshmërisht nevojë për një makinë të përputhshme për të shfrytëzuar të gjitha funksionet e saj lëvizëse-miqësore. Ju nevojitet vetëm një pajisje Android. Aspekti më i mirë është që as nuk duhet ta lidhni telefonin me makinën tuaj me një kabllo, pasi gjithçka funksionon falë magjisë së teknologjisë Bluetooth. Aplikacioni është mjaft i sigurtë. Në qoftë se e përdorni shumë në një kohë me ngarjen e makinës, automatikisht do të mbyllet vetë dhe do t’ju kërkojë të mbani sytë në rrugë. Pasi të kalojnë disa sekonda (dhe ju i keni kushtuar vëmendje të duhur rrugës), aplikacioni do t’ju lejojë ta përdorni edhe një herë. Të gjitha në emër të sigurisë!

2.Tasker

Tasker
Tasker
Developer: joaomgcd
Price: 2,99 €

Nëse përdorni Tasker në mënyrë të rregullt, përshkrimi i mëposhtëm i qëllimit të tij mund të mos ju pëlqejë, por gjithsesi duhet të mundohemi të shpjegojme aplikacionin tek përdoruesit. Tasker ofron një shërbim automatik i fuqishëm që ju lejon të bëni pothuajse çdo gjë me pajisjen tuaj duke krijuar profile komplekse të integrimit të ngjarjeve dhe funksioneve të ndryshme, nderlidhje pajisjesh dhe faktorë të tjerë të përcaktuar. Funksionimi është shumë kompleks, por kjo është bukuria e tij. Sapo të zotëroni bazat, shpejt do të kuptoni se sa i fuqishëm është Tasker. Për shembull, mund të programoni Tasker për të bërë: Lidhje me një rrjet Wi-Fi të caktuar kur ndodhesh në një vend të caktuar; Nisjen e një aplikacion të caktuar kur Bluetooth është i lidhur me një pajisje të caktuar; Çaktivizim rrotullimi automatik në aplikacione të caktuara dhe detyrim i një orientimi të veçantë në raste të tjera; Automatikisht mund të ndizni dritat e shtëpisë tuaj sipas vendndodhjes së diellit dhe shumë funksione të tjera; Për tu provuar.

3.Flynx

Nje browser shume i thjeshte dhe super i shpejte. Funksioni me intersant i tij ka te beje me “multitasking”. Sidomos mundesia per te klikuar ne nje link te ri i cili hapen ne nje faqe te re brenda aplikacionit qe karikohet ne background, pa patur nevojen e hapjes se nje aplikacioni tjeter per ta lexuar.

4.Nova Louncher

Nova Launcher Prime
Nova Launcher Prime
Price: 5,25 €

Eshte e kote te shprehemi me gjate per aplikacionin “Louncher” me fantastik dhe me te plote te momentit. Nese deshironi te ndryshoni totalisht sistemin e paraqitjes se smartphonit tuaj, duke kaluar ne nje Louncher te ri super te shpejte dhe te modifikueshem, duhet te zgjidhni Nova Louncher. Provoni versionin falas, i cili eshte shume i kenaqshem, dhe me pas vendosni per versionin me pagese.

5.Muzei

Aplikacioni i “live wallpaper” me i mire i Play Store. Qindra e mijra live wallpaper vetem per personalizimin e celularit tuaj. Aktualisht Apple Store nuk ka nje aplikacion wallpaper kaq te kompletuar. Hidhini nje sy por kini kujdes konsumin e baterise ne rast te nje wallpaper live!

6.Cerberus

Aplikacion kriptimi per te gjitha te dhenat e celularit. Kini parasysh qe navigimi ne internet sidomos gjate lidhjeve WiFi ju ekspozon ndaj cyber-krimit. Me aplikacionin Cerberus do te mund te kriptoni keto te dhena dhe jo vetem, do te bllokoni totalisht edhe celularin nese ju nevojitet. Ne rast humbjeje, Cerberus do te bllokoje hyrjen ne smartphone te kartave Sim te reja dhe do te ruaje te dhena mbi karten tuaj edhe nese ajo hiqet. Ne kete menyre ritet mundesia qe te gjeni nje celular te humubr.

Mos harroni të na ndiqni edhe në:
20