aplikacion per foto profesionale
App

Aplikacion per foto profesionale – renditja e me te mireve ne bote

Perkunder zhvillimit te sektoreve fotografike dhe zbatimit te veçorive te dedikuara, edhe fotografite e shkrepura me smartphone tashme mund te permiresohen dhe pershtaten. Gjithçka tashme kryhet me nje aplikacion per foto profesionale. Meposhte po rendisim vetem pre ju aplikacionet me te mira ne bote per modifikimin, editimin dhe redaktimin e fotografive nga sistemet operative Android dhe iOS.

Aplikacion per foto profesionale: VSCO – nje nga me te shkarkuarit

Shume i lehte per t’u perdorur, VSCO do t’ju lejoje te persosni fotot tuaja me vetem nje prekje ne saje te filtrave te paracaktuar, ose te perdorni opsione me te perparuara per te kontrolluar manualisht çdo aspekt te imazhit. Editing merr vetem disa sekonda per nje rrezultat me te vertete mbreslenes. Shkurtimisht, nese jeni duke kerkuar paketen e plote per photo-editing profesionale, VSCO eshte aplikacioni qe ben per ju.

VSCO
VSCO
Developer: VSCO
Price: Free+

Aplikacion per foto te bukura: Adobe Photoshop Express

Mos prisni te gjitha tiparet e avancuara te ofruara nga programi kompjuterik i plote, por Adobe Photoshop Express mbetet nje klasik i thjeshtuar dhe i shpejte per perdorim e fotografise. Nje prekje e thjeshte do te mjaftoje per te zgjedhur foton qe deshironi te permiresoni nga galeria juaj dhe te filloni te redaktoni ate me filtra, efekte speciale, korniza, permiresime te shpejta per te hequr çdo difekt dhe shtuar shume veçori te tjera te avancuara te modifikimit te fotove. Nder funksionet kryesore jane edhe rrotullimi, zmadhimi dhe seleksionimi i imazhit ose pjeses se tij qe ju intereson. Adobe Photoshop Express gjithashtu ofron shume funksione shtese dhe filtra qe mund t’i perdorni duke u regjistruar per sherbimin dhe duke perdorur nje version premium te aplikacionit. Nje klasik per t’u rizbuluar!

‎Photoshop Express:Photo Editor
‎Photoshop Express:Photo Editor

App per foto profesionale: Snapseed: per profesioniste te vertete

Nje aplikacion i ofruar direkt nga Google, Snapseed eshte i perkryer per ti dhene nje forme origjinaliteti fotove tuaja. Ndriçimi, kontrasti dhe saturimi jane vetem disa nga aspektet fotografike qe aplikacioni do t’ju lejoje te modifikoni, perderisa funksionaliteti automatik nuk korrigjon fotografite tuaja vetem me nje prekje por kerkon aplikim nga ana juaj. Nderfaqja intuitive do t’ju lejoje te modifikoni me mire fotot tuaja me vetem disa prekje te synuara, madje mund te personalizoni edhe nje pjese te veçante te imazhit. Ky aplikacion eshte i njohur para se gjithash per filtrat e paracaktuar, duke perfshire Retrolux, Vintage, Tilt Shift, Grunge, Drama dhe shume efekte te tjera te disponueshme falas pa pasur nevoje te behen shkarkime shtese.

Snapseed
Snapseed
Developer: Google LLC
Price: Free
‎Snapseed
‎Snapseed
Developer: Google LLC
Price: Free

Aplikacion per fotografi profesionale: Vignette – i lehte per t’u perdorur

Po kerkoni nje aplikacion qe zevendeson aplikacionin e preinstaluar per kameren ne Android-it? Arsyet mund te jene te shumefishta, nje nderfaqe shume e komplikuar, disa modele te dobeta ose jo origjinale etj. Me aplikacionin Vignette nuk do te zhgenjeheni! Nje aplikacion me nje nderfaqe te paster dhe te thjeshte per t’u perdorur qe mund te perfaqesoje nje alternative perfekte per te gjithe ata qe kerkojne nje program minimalist dhe funksional ne te njejten kohe. Me shume filtra dhe efekte speciale te gatshme per perdorim, mundesi te avancuara per te marre imazhe perfekte ne klikimin e pare dhe nje udhezues te plote te perdoruesit gjithnje ne dispozicion ne raste dyshimi. Problemi i vetem eshte çmimi qe duhet paguar gjate shkarkimit: 2.29 euro.

Vignette • Photo effects
Vignette • Photo effects
Developer: ratatoskr.co.uk
Price: To be announced

 

Si t’ju ndihmoje smartphone per te mbajtur trupin ne forme? – kliko ketu!

 

App per foto profesionale: Presco – preset më të mira të gatshme profesionale

Aplikacioni Presco sapo eshte lançuar ne Google Play Store dhe eshte gjithashtu i disponueshem per iOS. Premtimi me i madh i Presco eshte qe ne do te mund perdorim paraprakisht filtra shume te perpunuar per fotot tona nga smartphone pa kaluar neper PC dhe pa pasur nevoje te perdorim programe te komplikuara. Per momentin Presco ka 250 funksione te ndryshme te ndara ne 25 koleksione. Ju mund ti perdorni paraprakisht falas ato filtra qe ndryshojne çdo jave ne rotacion,  ose te regjistroheni ne sherbimin premium duke paguar per t’i zhbllokuar te gjitha.

Redaktimi i fotove eshte i shpejte dhe i lehte: ngarkoni imazhet me butonin “+”, prisni disa momente dhe modifikojini ato me te gjitha filtrat falas apo dhe ato qe keni blere. Ndryshimet ruhen keshtu qe mos kini frike ta provoni fillimisht dhe te vazhdoni / filloni perseri me vone. Serverat e Presco aplikojne ndryshimet ne kohe reale dhe foton mund ta shkarkoni duke e publikuar ne mediat sociale. Per fat te keq fotot e ngarkuara nuk jane te arritshme nga pajisjet e tjera edhe duke perdorur te njejten llogari, sistemi cloud perdoret vetem per te aplikuar filtrat ne fotografi sa me shpejt te jete e mundur pavaresisht nga smartphone qe perdoret.

‎Presco
‎Presco
Price: Free+

Aplikacion per foto spektakolare: Adobe Photoshop Lightroom – nje aplikacion qe i kushton vemendje detajeve

Lightroom ka qene ne dispozicion ne Play Store per nje kohe te gjate, por vetem tani mund te tregoje me se miri kapacitetin e tij. Aplikacioni per foto profesionale, do t’ju lejoje te modifikoni foto ne vetem disa aspekte duke perdorur settings dhe filtra te paracaktuara dhe duke i dhene origjinalitet te çastit çdo fotografie. Aplikacioni gjithashtu ju lejon te ruani cilesimet tuaja te preferuara te modifikimit te fotove per t’i zbatuar ato ne raste te tjera ne menyre te ngjashme.

Adobe Photoshop Lightroom, perveç lehtesimit te share-it te fotove ne kanalet me te njohura te mediave sociale, ofron (per nje periudhe te kufizuar) mbeshtetje cloud qe do t’ju lejoje te perdorni fotot edhe nga nje kompjuter ose pajisje tjeter. Vetem se sinkronizimi i fotove tuaja permes sherbimeve te Adobe do t’ju kerkoje te krijoni nje llogari te re.

‎Adobe Lightroom - Photo Editor
‎Adobe Lightroom - Photo Editor

App per foto profesionale: Candy Camera – filtra ne kohereale dhe stickers pa fund

Per entuziastet “selfies” vjen Candy Camera, i cili ofron filtra te gatshem ne kohe reale, qe nuk ju lene te shqetesoheni per modifikimin e fotos pas shkrepjes. Filtrat e vene ne dispozicion nga app jane 30 dhe ne jemi te sigurt edhe me narcizisti midis jush do te jete ne gjendje te gjeje me shume se nje filter qe i pershtatet. Aplikacioni per foto te bukura eshte falas, ka reklama te kufizuara, por per te perdorur disa stickers te veçante do t’ju duhet te paguani disa para.

‎Candy Camera
‎Candy Camera
Price: Free

Aplikacion per foto profesionale: PicsArt – shume me teper se nje editor fotosh

Nje aplikacion per fotografi profesionale qe ka nje dizajn intuitiv dhe terheqes te shoqeruar me karakteristika te reja te nje rrjeti social fotografik. Me PicsArt ju jo vetem qe do te jeni ne gjendje te modifikoni imazhet e bera me pare dhe te atyre qe ruhen ne Galerine tuaj, por gjithashtu te shfrytezoni filtrat e ndryshem ne kohe reale qe te keni nje ide se si do te jete rezultati perfundimtar. Filtra, efekte speciale, kolazhe dhe imazhe te personalizuara me vizatime, shkrime dhe stickers, mundesite per pershtatje jane shume te larmishme ne PicsArt. Me PicsArt ju mund te lidheni drejtperdrejt ne Facebook, Twitter dhe Google+, qe te ndani fotot tuaja me te bukura me miqte  miqte e regjistruar ne kete aplikacion dhe te shikoni imazhet me interesante te perbashketa nga komuniteti i PicsArt çdo dite.

‎PicsArt Photo Editor + Collage
‎PicsArt Photo Editor + Collage

 

Shihni me shume se 100.000 imazhe dhe fotografi ne komunitetin PicsArt – kliko ketu.

 

Aplikacion per foto profesionale: Flipagram – për të krijuar video-kolazh

Me shume se nje editor fotosh, po kerkoni nje aplikacion qe ju mundeson te krijoni videoklipe te vogla te perbere nga kujtimet tuaja me te bukura / emocionuese? Flipagram eshte aplikacioni per fotografi profesionale qe po kerkoni. Fale nje nderfaqeje intuitive, ne disa opsione ju do te keni mundesi te krijoni kolazhe video, te shoqeruara nga kenget tuaja te preferuara, per te ndare me miqte dhe te afermit.

Zgjidhni fotografite me te keqija nga Galeria ose Instagram, shtoni nje titull, zgjidhni kengen e duhur dhe caktoni normen e kuadrove sipas pelqimit tuaj. Vertete diçka shume e veçante dhe shume e thjeshte per tu arritur.

 Për momentin ky aplikacion është fshirë nga PlayStore dhe App Store. Së shpejti me info të reja! 

The app was not found in the store. 🙁
‎Flipagram Video Maker & Editor
‎Flipagram Video Maker & Editor

Aplikacion per fotografi profesionale: Photo Lab – per efektet origjinale të fotografive

A po kerkoni diçka te ndryshme nga ato kornizat e zakonshme, ndoshta diçka origjinale si per shembull njera qe mund t’ju ktheje ne nje gangster? Photo Lab eshte aplikacioni me i veçante ne grupin e ketyre aplikacioneve dhe ofron shume efekte origjinale te fotografive, ndonjehere te çuditshme, me te cilat mund te modifikoni te fotot tuaja. Ngarkoni nje foto nga galeria juaj ose shkrepeni ne kohe reale dhe zgjidhni efektet qe ju interesojne nga seksioni i dedikuar per kategori te ndryshme. Ato qe jane ne dispozicion ne versionin falas jane me shume se te mjaftueshme, por nese nuk jane te mjaftueshme mund te shkarkoni versionin Pro per 3.29 euro.

‎Photo Lab: Halloween Makeup
‎Photo Lab: Halloween Makeup
Developer: VicMan LLC
Price: Free+

Aplikacion per fotografi profesionale: Prisma – t’i ktheni te shtena tuaj ne vepra arti

Me siguri keni degjuar edhe me pare per aplikacionin Prisma. Ai ju lejon te transformoni fotot tuaja ne vepra arti duke perdorur filtra qe pasqyrojne stilet e disa artisteve te njohur si, per shembull, Picasso. Fillimisht i disponueshem vetem ne iOS, ai me pas u lançua edhe ne PlayStore per kenaqesine e te gjithe perdoruesve te Android te pasionuar per fotografine dhe artin.

Ky aplikacion per fotografi profesionale eshte falas dhe shume i lehte per t’u perdorur. Sapo te instalohet, thjesht do t’ju duhet te shkrepni nje foto ose te zgjidhni nje prej galerise suaj. Pas modifikimit te saj, leshoni anen tuaj artistike duke perzgjedhur filtrat e ndryshme ne dispozicion (Femme, Udnie, lot, #GettUrban dhe shume te tjere). Prisni qe aplikacioni te ngarkoje filtrin dhe rregulloni intensitetin e ndryshimeve duke levizur gishtin ne ekran. Klikoni mbi ikonen e dedikuar per shkarkimin e fotos dhe mund ta mbani vepren e artit per veten tuaj ose ta ndani me miqte ne rrjetet sociale. Nderfaqja eshte e thjeshte dhe intuitive dhe ngjan disi me Instagramin.

Prisma Photo Editor
Prisma Photo Editor
Price: Free+
‎Prisma Photo Editor
‎Prisma Photo Editor
Price: Free+

Po ju, cilin aplikacion perdorni per modifikimin e fotografive ? Presim komentet me poshte ose ne social network

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

2 thoughts on “Aplikacion per foto profesionale – renditja e me te mireve ne bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.