Vjen në Google Play Store dhe App Store aplikacioni nr.1 per dokumentat: Adobe Scan. Aplikacioni për të skanuar dokumente përmes pajisjes sonë Android/Apple, nga shtëpia e softwerit të Adobe, është komplet FALAS 😍😍. Adobe Scan do ta kthejë pajisjen tuaj në një skaner të fuqishëm portativ që automatikisht njeh edhe tekstin (funksioni OCR).
Për Adobe nuk është një risi, pasi Adobe Acrobat Reader tashmë përfshin një skaner dokumentesh brenda tij, por këtë herë ata vendosën të përdorin një aplikacion të pavarur. Adobe Scan është i disponueshëm pa pagesë në Dyqanin e Play Store dhe App Store. Do ju duhet të keni një llogari Adobe, nëse nuk e keni atë do t’ju duhet ta krijoni.
Sapo të keni instaluar aplikacionin në pajisjen tuaj, lidhuni në llogarinë tuaj në Adobe. Aktivizimi ju lejon të skanoni dokumente shpejt dhe me lehtësi me teknologji të imazhit të avancuar që automatikisht zbulon skajet dhe dixhitalizon përmbajtjen 😱😱. Pasi të keni skanuar dokumentin e përzgjedhur, mund të bëni ndryshime të ndryshme për subjektin, si prerja, rrotullimi ose rregullimi i ngjyrës dhe shumë më tepër se ruajtja e saj në formatin PDF.
Shkarko falas aplikacion duke klikuar tek linku i mëposhtëm:
Provo camscan
Asnjë nuk ka aftësinë e Adobe per te krijuar aplikacione te tilla, dhe pastaj eshte komplet falas per Android/Apple, pa asnje in-app blerje! Do t’a provojme gjithsesi 😉